Gorani: Politika është afinitet për me bo pazare, VV ndërtoi standarde të pamundshme

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë se politika është afinitet për “të bërë Pazar”.

Këtë deklaratë ai e dha në Pressing të T7, duke thënë se politika i ka kufijtë e saj për të arritur marrëveshje përmes negocimit.

”Meqë politika nuk mundet me rimendu dhe me u rizbulu përtej kufijve që i ka dhe konsiston nga një art i arritjeve të marrëveshjeve Nëse e banalizojmë deri në fund zanatin e politikë është afinitet për me bë pazar. Është gjetja e mënyrës për me i menaxhu situat përmes negociatave, negocimit edhe përmes arritjes së marrëveshjeve që në fund mundet me u përkthy edhe si një lloj i pazarit”, ka thënë ai.

Gorani ndër tjerash ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj politikës ka qenë që të vendosen standarde të pamundshme të politikës.

Madje thotë se këto standarde janë gati “religjioze”, duke thënë se VV-ja ka krijuar diskurs që shoqëria politikanët t’i shoh si “misionarë”, sa përjetohen gati në formën religjioze.

Sipas tij, biseda e Kusari-Lilës në kushte normale nuk do të ishte skandal, por shton se VV-ja ka llogaritur në “pastërtinë morale”, duke e bërë bisedën Kusari-Lilës në kundërshtim me standardet e vendosura nga LVV-ja.