Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Grabitjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një e tillë në bankën Raiffeisen në Shtime.

Një dëshmitar ka thënë për Indeksonline se tre persona të armatosur të cilët ishin të maskuar kanë thyer derën e bankës me çekan, derisa punëtorët dhe femrat i kanë nxjerrë jashtë nga flokët.

Sipas të njëjtit dëshmitar, grabitësit kanë qenë me një kombi, ndërsa kanë gjuajtur me armë zjarri edhe në drejtim të lokaleve që janë përballë bankës.