Grabitje e armatosur në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, një telefon celular një personi dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Prishtinë 20.07.2020 – 02:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.