Haziri jep detaje për takimin e radhës VV-LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hairi ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet dhe se LDK nuk ka ndryshuar qëndrime e saj.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Haziri ka thënë sot do të takohen ekipi i liderëve duke përfshirë tre zyrtarëve të partive.

“Vazhdohet me takime sot është takimi i formatit të ekipev,e liderët janë të mbështetur me plus tre zyrtarë të partive ma të lartë nuk është ndërruar formacioni I bisedimeve deri tani , ne dje kemi zhvillu bisedime për mbi tre orë kurse sot do të vazhdohet atu ku e kemi lënë dje, në përpjekje që të arrijmë një koalicion”, ka thënë Haziri për Insajderi.
Tutje, Haziri ka shtuar se LDK nuk ka kërkesa shtesë dhe nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj.

“Jo ne as nuk kemi paraqitë kërkesa shtesë as nuk kemi ndryshuar qëndrim, po bisedoj që të gjejmë modalitete mas vendimit të njëanshëm të 6 tetorit”, ka përfunduar Haziri.