Granit Xhaka: Ishte i vështirë largimi nga Arsenali

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur rreth largimit nga Arsenal për mediumin spanjoll, Marca.

Mesfushori thotë se ishte vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë në karrierën e tij, shkruan lajmi.net

“Shpenzova shtatë vite të mrekullueshme në Arsenal. Nuk doja të luaja kundër tyre. Ishte shumë i vështirë vendimi për t’u larguar”, ka thënë Xhaka.

Futbollisti shqiptar tashmë është transferuar në Bayer Leverkusen dhe do të punojë së bashku me legjendën e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.

“Unë ndjej respekt për Mikel Arteta, por ishte koha për një ndryshim, prandaj erdha në Bayer Leverkusen”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar.