Grenell reagon pasi Hoti anuloi vizitën në SHBA: Do ta caktojmë një datë tjetër për takimin

Emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka anuluar takimin e 27 qershorit në Uashington pas aktakuzave të përpiluara nga Specialja për Thaçin e Veselin.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se e kupton qëndrimin dhe vendimin e Hotit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ka thënë se do ta caktojnë një datë tjetër për takimin në fjalë.

“Faleminderit kryeministër Hoti. E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të caktojmë një datë tjetër për takimin së shpejti”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276153078048268290?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1276153078048268290%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button