Grenell reagon pasi Kurti foli me Këshilltarin e Sekretarit amerikan: Pse një punonjës po thërret një krerë shteti?

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e sekretarit amerikan të shtetit, Derek Chollet, duke thënë se Kurti duhet të flasë drejtpërdrejt me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare Amerikane ose me presidentin Joe Biden.

“Pse një punonjës po thërret një kryetar shteti? Pse nuk po e thërrasin Kurtin Sekretari i Shtetit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare apo Presidenti?”, ka shkruar Grenell në një postim në Twittter.

“Kosova meriton më shumë respekt”, shtoi ai.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1494813382179840000?s=20&t=VGL2K8xOwTe3aPCNhKOqlw