Greqia zgjohet me tërmet, lëkundet Kreta

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e së mërkurës.

Sipas mediave greke, tërmeti ishte me magnitude 5.3 dhe është ndjerë në ishullin e Kretës në orën 07:39. Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra në juglindje të Heraklionit.

Sipas autoriteteve, nuk ka njoftime për lëndime në njerëz.

Greqia është goditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën dhe Selanikun.