Greva në Aeroport, pezullohen fluturimet

Greva e punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari” po vazhdon edhe sot. Që nga ora 08:00 kanë dështuar tetë fluturime dhe se aty është krijuar tollovi e madhe nga pasagjerët dhe familjaret e tyre.

Punëtorët dje për dy orë nuk ofruan asnjë shërbim pasi kanë vendosur të futen në grevë përmes së cilës po kërkojnë kushte të punës.

Greva sot është paraparë të zgjatë rreth gjashtë orë ndërsa nuk dihet ende se kur do të përfundoi, raporton Indeksonline.

Ndërkohë zyrtarët e ANP-së dje thënë se kjo grevë e punëtorëve sindikalë nuk është e ligjshme derisa gjatë saj ka pasur edhe incidente.

Si shkak i pengesave në operimin ditor të fluturimeve, dje janë marrë masa ligjore ndaj nëntë punëtorëve.