Gruaja e Ilir Metës: Do bëj sulm vetëvrasës dhe do marr Edi Ramën me vete

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  në Shqipëri  është në gjendje ta sakrifikojë vetëvetën për  ta eliminuar Kryeministrin Rama.
Kryemadhi gjatë një interviste mbrëmë ka bërë një koment kontravers.
Ajo duke folur për të ardhmen e vendit tha nëse ikja e saj i hap rrugën Shqipërisë, ajo do të behët kamikaze, por do të merrte dhe Ramën me vete.
‘Unë do bëhem kamikaze. Unë jam e gatshme që nëse ikja ime do ti hapi rrugën Shqipërisë, unë do bëhem kamikaze. Do bëhem e do marr me vete Ramën’, u shpreh Kryemadhi.