Gruaja kafshohet shtatë herë nga dhelpra e cila i hyri në shtëpi

Një dhelpër kafshoi një grua shtatë herë pasi hyri në dhomën e saj të ndejës dhe u përpoq të vidhte këpucët.

Sarah McKendrick, 40 vjeçare, ishte në shtëpi kur pa se kafsha hyri brenda pasi dera ishte e hapur.

Ajo u kafshua në dorë kur u përpoq ta godiste duke i thënë: “Mos i merr këpcët”.

Sarah nga Britania e Madhe, është dashur të marrë antibiotikë të fortë për të parandaluar infeksionin. Ajo kujtoi se dhelpra u ngjit në të djathtën e saj pasi u godit vazhdimisht në kokë.

“Dhelpra më kafshoi shtatë herë, po vetëm dy herë ishte keq”, tha Sara për The Sun.

Sarah tha më pas se dhelpra ka disa muaj që po vidhte këpucë në shtëpitë e fqinjëve të saj.

Për fat të mirë, Sarah po shërohet.