Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për grumbullimet që i bëri dje në Podujevë, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore.

Dje ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet në Komunën e Podujevës. Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Avdullah Hoti e liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë.

Postimi i plotë: