Dy persona bien në pus, vdes njëri prej tyre

Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në një pus mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, derisa njëri prej tyre ka vdekur.

Policia dhe forcat zjarrfikëse i nxorrën të dy nga pusi, por 38-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Personi tjetër ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, derisa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./tch