Rrahje në Universitetin e Mitrovicës, dekani i ndan pas lutjeve në Zot

Një përleshje ka ndodhur sot në oborrin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Aty referenti është kacafytur me një zyrtar të karrierës në këtë universitet.

Sipas Hakif Zeqirit, dekan në këtë fakultet, krejt kjo ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Ai, si dëshmitar, ka treguar se ka parë njerëzit e mbledhur jashtë, duke menduar se të konfliktuarit janë studentë. Por, sipas tij, ata ishin njerëzit e rektorit Alush Musa.

Rastin po e heton edhe policia, ndërsa janë intervistuar tre persona.

https://www.youtube.com/watch?v=68HHa03McO8