Vetëvritet një polic në Mitrovicë

Dyshohet se një polic ka bërë vetëvrasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në Rrugën “Kolashini” në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Mund të konfirmoj se zyrtari policor ka bërë vetëvrasje, informatat i kemi pranuar rreth orës 18:00″, tha Radoviq, për Telegrafin.

Merret vesh se viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.
Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.