Molliqaj: Kidnapimi i tre policëve aksion i paramendaur i Vuçiqit

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Mollqiaj ka reaguar pas kindapimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas tij, krejt kjo që ka ndodhur në orët e pasditës është aksion i paramenduar i Vuçiqit.

Ai ka kërkaur lirimin e menjehërshëm dhe pakushte të policëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve.
Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër.
Incizimet janë masë stigmatizuese paragjyqësore. Kështu është edhe kur e bëjmë ne, në veri të vendit ose në Prishtinë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës.