Haradinaj: Deklaratat e Vuçiqit nuk i ndihmojnë stabilitetit rajonal

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq deklaroi se “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj, duke i ditur problemet që ka me Kosovën”, në vizitën që ia bëri ushtrisë serbe.

Këto deklarata sipas Haradinajt nuk i ndihmojnë aspak stabilitetit rajonal.

“Ngritja e kapaciteteve ushtarake në gjendje gatishmërie, me pretekst se “ndjehet i kërcënuar nga situata në Kosovë”, është gjuhë e rrezikshme, nga e cila ka pësuar i tërë rajoni, ndërkaq Serbisë i ka sjell humbje të luftërave dhe izolim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.