Klinaku i OVL UÇK i përgjigjet Kurtit pas propozimeve të tij

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i ka dërguar, kryeministrit Albin Kurti një letër pas propozimeve të tij për pensionin e veteranëve, shkruan Fokusi.info.

OVL-UÇK thotë se propozimi i Kurtit për hartimin e një ligji të ri për vlerësim e verifikim është ndërhyrje në procesin gjyqësorë.

Sipas tyre, për t’i trajtuar në mënyrë sa më të dinjitetshme kategoritë e luftës së UÇK-së, ka nevojë që ligjet aktuale në fuqi të plotësohen me akte nënligjore që nuk janë bërë deri më tani nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse.

Siç thuhet në letrën drejtuar Kurtit, OVL-UÇK konsideron se ligji i ri për proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare mund të bëhet, por ata konsiderojnë se së pari duhet të plotësohen disa kushte:

-Duhet që aplikacionet apo dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga Prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo

-Duhet që nga gjykata të shpallet procesi i vlerësimit e verifikimit i pavlefshëm ose të kthehet në pikën zero

-Duhet të krijohet komisioni i ri qeveritar, i cili me komandantët apo zi ngjirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësit e të gjitha njësive do ta bënte këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo edhe nëse është e nevojshme të bëhet proces i ri aplikimi.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, sipas të cilit propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Letra e plotë: