Haradinaj i bindur që gjatë presidencës gjermane do të hiqen vizat

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fakti që Gjermania e kryeson presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm është lajm i mirë për shtetin tonë.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se kancelarja gjermane Angela Merkel më shumë se askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës.

“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj.