Ky është rezultati i zgjedhjeve në Komunat e Kosovës për mbi 97% të votave

Deri në mëngjesin e sotëm janë numëruar 97,49% apo 772.873 e votave.

Ky rezultat do të ndryshojë gjatë ditës.

Deri në këto momente, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 48.18 për qind të votave. Pason Partia Demokratike me 17.32 %.

Lidhja Demokratike ka 13.19 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.40%, LS-ja me 5.27%, Nisma 2.59%.