Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica. Ndërsa, pas takimit ka thënë se është dakord me pezulluar taksën sikur të dihej kontrata e bisedimeve dhe dialogut.
Haradinaj pas takimit ka thënë se ishte një takim pune sepse është një gjendje specifike në Mitrovicë.
“Shpresoj se do ketë një fond ose grante për biznese në Mitrovicë”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se kanë një të vështirë të heqin taksin, sepse ende nuk po e dinë çfarë po ndodhë me përbërjen e dialogut.
“Është bukur zor me marrë vendim për heqjen e taksës. Në këtë gjendje të cilën jemi sot është vështirë me marrë një vendim të tillë. Edhe unë jam dakord me u pezullua taksa sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut. Nëse kemi një kontratë për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues, menjëherë shqyrtojmë heqjen e taksës.
Jemi bukur në paqartësi për dialogun, sepse nuk e dimi për çfarë është fjalë. Është më mirë me pasur unitet në rastin e Trepçës. Për taksën përçarja e madhe në brendi po na bënë problem”, tha Haradinaj.