Haradinaj përkujton 25 vjetorin e rënies së Luanit: Mori rrugën e përjetësisë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Ruke

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka përkujtuar rënien e heroit (vëllait të tij), Luan Haradinaj.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë qëndruar të fortë si atëherë edhe sot, pasi siç tha ai e gjetën forcën në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij.

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.