Haradinaj përkujton Bahri Fazliun në 22 vjetorin e rënies së tij

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar Bahri Fazliun në 22 vjetorin e rënies së tij në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Haradinaj e ka quajtur Fazliun njeri të pushkës dhe të penës, trim deri në vetmohim.

Postimi i plotë:

Në LKÇK kam njohur djemtë më të pastër shqiptarë, për nga ideali i lirisë dhe ai kombëtar. Këtë pastërti të jashtëzakonshme të idealit kombëtar dhe të lirisë e gjeta në të gjitha periudhat e organizmit tonë për liri ashtu edhe për ndërtimin e vendit.

I tillë ishte edhe Bahri Fazliu që sot e kujtojmë në 22 vjetorin e rënies së tij heroike. Njeri i pushkës dhe i penës, trim e guximtar deri në vetmohim.
Lavdi! RH