Haradinaj takohet me Ramën në Tiranë: Biseduam për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ka thënë se me Ramën ka biseduar për zhvillimet nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Më tutje, Haraidnaj ka thënë se ka kërkuar nga kryeministrit Rama që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar dhe kombëtar ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.  E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./Fokusi.info/