Haradinaj tregon arsyen e dorëheqjes së drejtorit të AKI-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, është pyetur nga gazetarët ne lidhje me dorëheqjen e drejtorit të AKI-së Shpend Maxhuni.

Haradinaj ka thënë se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

“z.Maxhuni ishte në detyrën e AKI-së më shumë se një vit. Ajo që mund të them është se jam në dijeni të punës, puna e tij ka qenë e mrekullueshme ka sjellë shumë njohuri . Ju siguroj se puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Motivacioni është për arsye shëndetësore, AKI ka zv/drejtor”, tha Haradinaj.

Këto deklarata kryeministri në detyrë i bëri gjatë konferencës ‘ Qeverisja Haradinaj ll’.