Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Hagë: Pafajësinë tuaj shumë shpejt do ta vërtetojë drejtësia

Njëri ndër protagonistët kryesor në luftën për lirinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në Ditën e Pavarësisë ka kujtuar bashkë luftëtarët që gjinden në Hagë.

Haradinaj ka thënë se është i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së, dhe shton se beson që shpejt do e vërtetojë drejtësia.

Postimi i Haradinajt:

Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë.

I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia.