Haradinaj viziton në QKUK policin që mbeti i lënduar nga shpërthimi, thotë se është jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka shkuar për vizitë në repartin e Intensives në QKUK, aty ku po qëndron i shtrirë polici Artur Mrasori që mbeti i lënduar gjatë aksionit të djeshëm në Prizren.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sipas informacioneve që ka marrë nga mjekët, gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga informatat e mjekëve, më gëzoi fakti se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën dhe i falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

Secili pjesëtar i Policisë së Kosovës gjithnjë do ta kenë vëmendjen dhe kujdesin e merituar”, ka shkruar ai./GazetaExpress/