Hasani i AAK’së ka dy fjalë për Endrit Shalën, pasi ky e rrahu një gazetar

Anëtari i AAK’së, Bajram Hasani, përmes një shkrimi siç duket i është drejtuar Ministrit në detyrë të Tregtisë, Endrit Shalës, duke i thënë se duhet të ketë kujdes nga sjelljet e tij, pasi që do të jep llogari para popullit e Zotit.

Përmes një thënie të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, Bajrami thotë se çdo pushteti i vjen fundi, duke iu referuar këtu me gjasë Shalës.

“Nëse vini në pushtet ose ju ofrojnë ndonjë postë, keni kujdes nga sjelljet tuaja. Mos u bëni mëndjemëdhenj, mos t’ju hyjë vetja në qejf. Mos merrni gjerat të cilat nuk ju përkasin juve, ndihmoni të dobëtit dhe përmbahuni rregullave të moralit. Mos harroni se çdo pushteti i vjen fundi. ÇDO post ose pushtet është përkohësisht i yti, pra është kalimat dhe heret a vonë të gjithë kanë për të dhënë llogari fillimisht para popullit të tyre, e pastaj para Zotit të Gjithësisë. Alija Izetbegoviq”, Bajram Hasani.

Kujtojmë se që Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka sulmuar mbrëmë gazetarin e Indeksonline në QKUK deri sa ai po kryente detyrën e tij.

Madje sulmi ka ndodhur në prani të policisë, por këta të fundit që nga mbrëmja kanë heshtur përkundër tentimeve tona për të marrë përgjigje për atë që ka deklaruar gazetari i sulmuar.