Hashim Thaçi për Mehë Ukën: “E mistershme vdekja e tij, por jo edhe kontributi i madh i tij për lirinë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe.

Ai tha se Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar.

“Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar. HTH