Haxhiu: Me riemërimin e Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar emërimin e Arben Vitis ministër i Shëndetësisë. Me këtë veprim sipas Haxhiut LVV, është duke e vazhduar degradimin e shëndetësisë.

“Me riemrimin e Arben Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat”., ka thënë Haxhiu.

Ai madje i ka shtruar edhe disa pyetje kryeministrit Kurti, lidhur më atë se e ka dhënë dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi si dhe a është më mirë pa ministër apo më një ministër të dështuar.

“Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? .Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu, rikthimin e Vitis, po e konsideron si konflikt interesi, pasi që në kohën sa ishte Vitia ministër i Shëndetësisë, kjo ministri kishte keqpërdorime milionëshe.

“Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në ministër, dyshohet për konflikt të interesit. Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëheqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë.”, tha Haxhiu.