Haxhiu: Ministri Vitia po manipulon me numrin e të infektuarëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar ministrin e shëndetsisë Arben Vitia se është duke manipuluar me numrin e të infektuarëve me Covid-19.

Sipas tij rasti i 39 vjeçares nga Istogu, dhe kërkesa e familjarëve për obduksionit tregon se ka manipulime.

Postimi i plotë:

Deri me datë 19 prill në Kosovë ishin 12 të vdekur nga COVID-19.
Ndërsa me datë 20 prill numri i të vdekurve është shtuar në 15, edhe pse në Klinikën Infektive të QKUK-së nuk është shënuar ndonjë rast i ri i vdekjes.
Kërkesa e familjarëve për obduksionit të rastit nga Istogu, gruas 39 vjeçare që u tha se ka vdek nga COVID-19, tregon manipulimin që është duke e bërë Ministria e Shëndetësisë.

Shtimi i numrit të vdekjeve për 3 raste, pa pasur vdekje të reja është bërë për shkak se MSH me shumë vonesë ka vendos me i evidentu rastet e vdekjeve nga coronavirusi në veri të Kosovës, vërejtje të cilën unë disa herë e kam potencuar.

Ministri Arben Vitia që nga fillimi i pandemisë është duke manipuluar me numër të rasteve të të infektuarve, me teste dhe tani edhe me numrin e vdekjeve.

Shëndetësia nuk është vendi ku duhet të aktrohet, por me përgjegjësi të veprohet. Për këtë arsye Arben Vitia dhe Qeveria Kurti kanë dështuar, sepse që nga fillimi i pandemisë janë duke aktruar e shumë ngathët duke vepruar.

Për gjendjen e jashtëzakonshme në veri, për pranim të 1000 testeve nga Serbia, për masa të dobëta mbrojtese, për gati dy muaj nuk kanë evidentuar rastet nga veriu i Kosovēs, për manipulim me numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Për manipulim dhe dështim në menaxhim dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë z.Arben Vitia do të duhej të ishte akt moral edhe pse Qeveria tani më është e shkarkuar.