Haxhiu: Qeveria Kurti po nxit debat për raportin Kosovë-Shqipëri, për t’i mbuluar skandalet e tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se është për keqardhje deri në çfarë degradimi po zhvillohet sot debati për armiqësinë dhe raportin Kosovë-Shqipëri.

Haxhiu me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ky debat është shkaktuar nga ata që erdhën në pushtet me kauzën e bashkimit kombëtar.

“Për keqardhje deri në çfarë degradimi zhvillohet sot debati për armiqësinë dhe raportin Kosovë-Shqipëri, i shkaktuar nga ata që erdhën në pushtet me kauzën e bashkimit kombëtar. Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve, mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar ai.

Tutje Haxhiu ka thënë se sot dhe në ditët në vazhdim tema kryesore do të duhej të ishte pandemia.