Haxhiu: Shkuarja në zgjedhje në kohë pandemie shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë se shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcenim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë pritur që Qeveria Kurti 2 të angazhohet në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë.

“Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë.

Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.
Procedura parlamentare nuk njeh nocionin “pezullim”, por njeh miratimin apo tërheqjen e ligjit.