Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm dhe jo-sabil. Paradite me intervale kohore me diell, kurse pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite kryesisht me diell, kurse pasdite me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri vetëm disa vise kontinentale mund të kenë rrebeshe shiu, megjithatë nuk duhet përjashtuar bregdetin verior.

Ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende dhe herë pas here priten riga shiu dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet kryesisht nxehtë dhe me diell./Meteoballkan