Hekurudhat në ‘duart‘ e PRONTOS

0
155

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Agron Thaçi, ka një pagë prej 1 mijë e 600 eurove në muaj apo 19 mijë e 200 eurove në vit.

Këto të holla, ai i gëzon vetëm falë Adem Grabovcit, njeriutqë emëroi pikërisht në këtë pozitë.

Si rezultat i kësaj, të dy ishin të akuzuar në aferën PRONTO, por, pak ditë më parë, u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Këtë vendim trupi gjykues e arsyetoi me faktin se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme, të cilat vertetojnë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale: shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, shkruan portali “Front Online”.

Megjithatë, ngritja e aktakuzës, erdhi pas publikimeve në media të bisedave telefonike të vitit 2011 të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe ish- kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në to flitej për punësimet dhe ndarjen e posteve bazuar në përkatësinë partiake dhe raportet personale.

Në ndërkohë, ndërmarrje tjetër që merret me menaxhimin e hekurdhave është ajo, TrainKos.

Në krye të saj është Gelor Shala, i cili paguhet me 17 mijë e 621 euro në vit.

Shteti për pagën e tij dhe të homologut Thaçi shpenzon plot 36 mijë e 821 euro brenda 12 muajve.