Hendboll, Kosova barazon me Rumaninë

Kosova në hendboll ka barazuar me Rumaninë të mërkurën mbrëma.

Ndeshja ka përfunduar 23:23.

Ndeshja ka qenë në kuadër të xhiros së tretë të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.

Në pjesën e parë,  Përfaqësuesja e Kosovës e udhëhequr nga Bujar Qerimi, për herë të parë është fokusuar për të forcuar mbrojtjen. Në shumë raste ia ka dalë, por ka pasur edhe situata që nuk janë menaxhuar si duhet. Ndërkohë në sulm ka pasur lëshime, por edhe gola të bukur. Rumunët ofruan më shumë në pjesën e parë, të cilën e fituan 14:9.
Krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë. Kosova forcoi mbrojtjen edhe më tej, luftuan për çdo top dhe ishin të pakalueshëm. E prirë nga Haris Berisha në portë dhe Bujar Ramosaj dhe të tjerët, mbrojtja funksionoi për mrekulli, ndërsa edhe në sulm gjërat funksionin. Pas tri barazimeve, u realizua edhe epërsia e parë, ndërsa u lëshua rasti për të kaluar me dy gola në avantazh. Në fund u desh mbrojtja për barazimin.

Kosova – Rumania 23:23 (9:14)

Kosova: Kastriot Jupa 2, Valon Dedaj 4, Drenit Tahirukaj 3, Deniz Terziqi 5, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj 3, Lulzim Shabani 2, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Egzon Gjuka 4, Liridon Zena, Armend Alaj

RTK