Isuf Kelmendi triumfon ndaj Lasha Kupatadzes

Boksieri Isuf Kelmendi ka triumfuar ndaj Lasha Kupatadzes, kështu duke vazhduar serinë pozitive me fitore për shqiptarët në eventin “Audi Dome”.

Kelmendi triumfoi ndaj Kupatadzes, me vendim të gjyqtarëve, pasi gjatë katër raundeve nuk arriti ta rrëzojë me nokaut, ani se ishte afër shumë momente.

Pos Kelmendit, fitore arriti edhe Valon Ahmeti e Kushtrim Tahirukaj.

Ndryshe, lufta e Robin Krasniqit, Shefat Isufit dhe ajo e James Kraft do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.