Historianët e Deçanit reagojnë pas zgjedhjes së Mehmet Krajës në krye të AShKAK-së

Historianët e Deçanit reagojnë pas zgjedhjes së Mehmet Krajës në krye të AShKAK-së.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar për zgjedhjen në krye të Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të siç e kanë quajtur ata të pseudo “akademikut” Mehmet Kraja.

Sipas Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Mehmet Kraja nuk është meritor për këtë detyrë, sepse ai është personalitet shumë kontraverz dhe njeri që nuk i bënë nder Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Veprimtaria e tij duhet të kaloj neper filtra sepse ai nuk shquhet për njeri kombëtar. Puna e tij në fjalorin enciklopedik qe ka botuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka treguar dyfytyrësinë e tij. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duhet që urgjentisht të shkarkoi nga detyra matrapazin “akademik” Mehmet Kraja”, thuhet në reagim.