Hoti kritikon qeverinë: Po ndani para për zbukurime të shtëpive, roleta dhe fasada

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për abuzimet me subvencione.

Hoti ka thënë se ministritë dhe qeveria po ndajnë para për zbukurime të shtëpive dhe roleta të dritareve.

Tutje, ai ka shtuar se drejtësi do të ketë sado e vonuar.

Postimi i plotë Hotit:

ABUZIMET ME SUBVENCIONE

Raportet e Auditorit për 2018 nxjerrin në pah abuzimet me subvencione. Ja disa prej tyre:

– Ministria e Mjedisit paguan biletat e aeroplanit për 14 persona për pjesëmarrje në Bienalen e Venedikut. Këta nuk janë zyrtarët të Ministrisë dhe nuk dihet qëllimi i kësaj mbështetje.

– Ministria e Zhvillimit Ekonomik paguan shpenzimet e udhëtimit të një zyrtareje për ceremoninë e diplomimit të saj, dhe i klasifikon këto si “shpenzime për udhëtim zyrtar”.

– Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha ndanë 20,000 euro për dy OJQ, edhe pse Komisioni i Vlerësimit e kishte anuluar procesin e përzgjedhjes. Veprimtaria e këtyre dy OJQ-ve nuk ndërlidhet fare me integrimin evropian. Ministria gjithashtu nuk ka arsyetuar avance në vlerë prej 11,134 euro.

– Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kishte ndarë 244,840 euro për OJQ që nuk i kanë plotësuar kushtet për këto subvencione. Në tri raste bizneset ishin themeluar qysh në vitin 2004 dhe 2005, e jo biznese të reja “Start up”. Ministria kishte ndarë subvencion prej 14,900 për një shoqatë të bletarëve. Kishte ndarë 14,940 euro edhe për një shoqatë me emrin “Human Care”. Kryqit të Kuq i janë ndarë 200,000 euro pa u siguruar referencat e nevojshme nga kjo organizatë. Subvencion ishte ndarë edhe për një frizere.

– Zyra e Kryeministrit ndanë 815 mije euro per nje OJQ ne kundershtim me Rregulloren 04/2017. Per kete OJQ jane bere pagesa prej 806 mije euro, por Auditori konstaton se per shkak te mungeses se raporteve, nuk mund te konstatoje per rregullsine e ketyre pagesave. Jane ndare 315 mije euro per persona fizik nga Zyra per Ceshtje te Komuniteteve pa procedura dhe pa aprovim te komisionit. Ne disa raste jane ndare mjete per zbukurim te shtepive, si roleta te dritareve dhe fasade.

Këto janë vetëm disa nga të gjeturat. Për të gjitha do të kërkohet përgjegjësi.

DREJTËSI DO TË KETË, SADO E VONUAR.