Hoti në QKUK: Rënia e rasteve me Covid -19 na ka dhënë qetësi shpirtërore

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar ambientet e QKUK’së ku u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që kanë bërë për menaxhimin e pandemisë, shkruan Express.

Ai ka thënë se janë duku punuar që vjeshta Kosovën ta gjejë më të përgatitur sa i përket valës së dytë.

“24 orë të gjithë po punojnë pa përjashtim. Por ju kur vini në mëngjes, ju përballeni me rrezikun. Unë ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme. Rënia e shifrave kohëve të fundit na ka dhënë njëfarë qetësie shpirtërore në familjet tona. Tash po hyjmë në fazën e vjeshtës. Jemi duke punu ngushtë çdo ditë me Institutin kombëtar e me profesionistët e tjerë. Objekti duhet që sa më parë të bëhet gati për vjeshtë. Vaksinimi shpresoj që të fillojë shumë shpejtë”, ka deklaruar Hoti.