Hoti ngushëllon Latifin për vdekjen e vëllait

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për vdekjen e vëllait të tij, Adem Latifi.

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Adem Latifit, vëllait të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka thënë Hoti.

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka bërë të ditur se viktima ishte i infektuar me koronavirus.