Hoti për sulmin ndaj Valon Sylës: Ky nuk është incident i thjeshtë e as rast i izoluar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.

Syla është sulmuar të martën nga tre persona në Prishtinë.

Hoti për këtë rast thotë se nuk është I thjeshtë e as i izoluar.

“Fjala e lirë është e shenjtë. Nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë rrethanë. Ata që e cenojnë fjalën e lirë i shkelin të drejtat elementare njerëzore. Sulmi ndaj fjalës së lirë është sulm ndaj rendit tonë demokratik“.

”Të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit duhet të jenë në funksion të gjetjes së autorëve që sulmuan gazetarin Valon A. Syla. Ky nuk është një incident i thjeshtë dhe as rast i izoluar”, ka shkruar Hoti në Facebook.