Ushtria amerikane njofton për tërheqjen e trupave nga Iraku

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Shtetit Islamik-ISIS, ka njoftuar se nëpërmjet një letre ka njoftuar tërheqjen nga Iraku.

Në letrën e siguruar nga Reuters shkruan se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet ripozicionimi i ushtrisë.

” Zotëri në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Irakut dhe siç kërkohet nga Parlamenti Irak dhe Kryeministri, CJTF-OIR do të ripozicionojë forcat gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizjen e ardhshme,”- shkruan Gjeneral Brigade i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara William H. Seely III, gjeneral komandues i Task Force Irak.

Vërtetësia e letrës që iu dërgua Ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad, është konfirmuar nga Reuters, në mënyrë të pavarur nga një burim ushtarak irakian.

“Ne respektojmë vendimin e juaj sovran, për të urdhëruar largimin tonë”- shkruan tutje në letër.

Kërkesa e Parlamentit në Irak për tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara, erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Solimani.