Hoti – Qeverisë: Fundin e keni afër

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria aktuale fundin e ka afër.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund të qeveriset me demagogji në një shoqëri demokratike.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.