Reagimi epik i Kastratit për Yllza Hotin: Ndoshta ka trotinet me naftë…

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar për rastin e deputetes së VV-së, Yllza Hoti, e cila duke mos pasur veturë, si dhe duke jetuar në Prishtinë ka shpenzuar 810 euro për naftë për të shkuar në punë.

Kastrati ka treguar se edhe ai si deputetja Hoti nuk ka veturë, herë shfrytëzon taksitë e herë autobusët, shkruan lajmi.net.

Ai ka ironizuar duke pyetur se mos deputetja në fjalë “e ka trotinetin me naftë?”.

“Kjo çfarë ka shpenzu deputetja e VV-së nuk është hajni. A e dini pse, sepse kjo është anëtare e VV-së. Për me qenë hajn (sipas helmimit të Albinit ) duhet ti takosh një partie tjetër”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit në Facebook:

Miq,

UNË JETOJ NË PRISHTINË. DEPUTETJA E VV-së YLLZA HOTI (SIPAS RAPORTIMIT TË MEDIAVE PO JETOJKA NË PRISHTINË). UNË PA VETURË, AJO PA VETURË. UNË 70 EURO NË MUAJ I SHPENZOJ TAXI ME SHKU NË KUVEND ( NGA XHEPI IM), AJO 810 EURO NAFTË NGA XHEPI I SHTETIT. KUSH O HAJNI KËTU?

HAJDE NDRYSHIM HAJDE.

Familja ime, miq të afërt, kolegë dhe ju që më keni parë gjatë fushatës zgjedhore e dini që unë nuk kam veturë ( madje prej vitit 2015) .

Meqenëse nuk kam veturë, ndonjëherë përdori taxi e ndonjëherë autobus për me shku në punë.

P.sh për ligjërata në universitet shkoj në këmbë, ndërsa kur ka shi e borë shkoj me taxi ose më merr ndonjë kolegë.

Për shkak që Kuvendin e kam pak ma larg aty shkoj me taxi. Nga shtëpia ime deri në Kuvend shpenzoj 7 euro në dy drejtimet. Pra, i bie që për pjesëmarrje në komisione dhe në seancat e kuvendit nuk shpenzoj në total më shumë se 70 deri 80 euro në muaj taxi. Po të kisha veturë personale do ta kaloja edhe më lirë me buxhetin tim, diku me 20 euro karburant në muaj. Deputetja e VV-së paska shpenzu 810 euro naftë nga buxheti i shtetit.

Kolegëve deputetë që jetojnë jashtë Prishtinës ju lejon legjislacioni karburantin, mirëpo kësaj koleges nga VV (që siç raportuan mediat po jetojka në Prishtinë) ju paskan desht me i shpenzu 810 euro karburante prej Prishtinës në Prishtinë….se kuvendi është në Prishtinë. Nuk e di kah i ka ra kjo kah Tirana a kah Shkupi për me ardhë në Kuvend……plus nuk paska veturë. Ndoshta ka trotinet me naftë.

Unë nuk po du me bë modestin këtu, por unë p.sh. nuk kam harxhu as edhe një cent nga meditjet e kuvendit për udhëtime zyrtare jashtë vendit, si dhe nuk kam shku me marrë maksimumin e meditjeve nëpër komisione në Kuvend kur kam vlerësu se nuk mund të jap kontribut për tema të caktuara. Rroga ime e kuvendit prandaj ka lëviz diku te 1350 euro ( në dy apo tri raste dikun te 1580 euro) . Në ASNJË muaj unë nuk kam arritur maksimumin e meditjeve të cilat mund ta rrisin rrogën deri në 2000 euro në muaj. Madje nuk i kam shfrytëzu ende as disa të drejta të tjera që më takojnë p.sh siç është pasaporta diplomatike ( sepse skam pas udhëtim zyrtar dhe për udhëtime private skam nevojë për pasportë diplomatike). Kurse për karburante të kuvendit as që bëhet fjalë.

Ky pra është ” hajni” i PDK-së.

Kjo çfarë ka shpenzu deputetja e VV-së nuk është hajni. A e dini pse, sepse kjo është anëtare e VV-së. Për me qenë hajn (sipas helmimit të Albinit ) duhet ti takosh një partie tjetër.

Marre. Deputetja e VV-së me naftë paska bërë gjakderdhje financiare me paret e taksapaguesëve të këtij shteti. Siç do të thoshte Kurti në të kaluarën me këto 810 euro kanë mund me u ndihmu disa pensioner, kanë mund me u ushqy disa fëmijë të invalidëve të luftës, disa raste sociale, disa fëmije të policëve, arsimtarëve e plot kategorive tjera.

U kënaqem me ndryshimet.

Urime ” ndryshimi”.

SKENI PARË GJË AKOMA.