Hoti reagon për masat e reja ndaj Serbisë: Vendimet e fundit nga Qeveria po e kurthojnë vendin

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Hoti ka shkruar në Facebook se veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë.

Ai thotë se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

Postimi i tij:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.