Hoti: Virusi ekziston, le t’ju besojnë shifrave që kemi mbi 400 raste fatale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është shëruar nga COVID-19, ka thënë se nuk i ka marrë për konsideratë fjalët e deputetes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kritikuar atë që s’u vetëizolua pas testimit.

“Nuk e kam marrë fare në konsideratë ashtu si e kam thënë në njoftim, kam pas simptoma të lehtë, më është rekomandu me ba testin pas vizitës në Dragash, si e kam bërë rreth orë 4 kam qëndru i izuluar, në mbrëmje më është kumtu rezultuati”, ka thënë kreu i qeverisë në Debat Plus.

I njëjti ka thënë se është e vërtetë që IKSHPK s’ka kapacitetet për teste për masën, por vetëm për rastet e dyshimta.

“Tash po punojmë për kapacitete shtesë, çështje javësh, secili spital regjial do të ketë aparaturë për teste, tash kem licencu edhe laboratorë private, një kosto që s’është shumë e lartë”.

Hoti duke komentuar situatën me pandeminë COVID-19, thotë se kur ka nisur përhapja e virusit në mars janë marrë masa kufizuese për mbyllje totale, ndërsa nga 1 qershori ka nis lirimi e tyre.

“Prej që ne kemi marrë detyrën vetëm kemi shku duke vendos masa.

Tash kemi vendime, e kemi trashëgu një situatë të caktuar dhe me kalim të javësh, kemi shku duke vendos masa, dhe të gjitha të rekomanduara nga IKSHPK”.

Ndërsa ai thekson se janë vetëm tri masa efektive sa i përket mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit, ato janë: maska, higjiena dhe distanca.

E, sa i përket shtetasve kosovarë që po shkojnë në Shqipëri për pushime, ai tha se s’mund ta mbyllin total ekonominë.

“Ne mund ta mbyllim komplet ekonominë e shoqërinë, edhe ta parandalojmë përhapjen e virusin, por prapë virusi do të përhapet nëse ne s’jemi të kujdesshëm

Virusi ekizston. Le t’ju besojnë shifrave që kemi mbi 400 raste fatale. Jam i bindur që s’ka familje ose kemi qenë ne familje, ose dikënd të njohur që ka qenë i infektum, kjo besoj që është mjaftushëm për t’u vetëdijësu”.