I burgosuri arratiset nga QKUK-ja, arrestohen gardianët që po e ruanin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i paraburgosur ka arritur të arratiset nga QKUK-ja, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të enjten. Ndërsa gardianët në përkujdesjen e të cilëve ka qenë I burgosi janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësore ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve. I njëjti më 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.