Infektologu Krasniqi: Tre pacientë në gjendje të rëndë me koronavirus

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar në emisionin Pressing në T7 se tre pacientë të moshës së shtyer janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.

‘’Tre persona janë në gjendje kritike. Dy nga ta janë të kyçur në aparate respiratore. I treti është në formë tjetër të oksigjenimit’’, thotë ai.

‘’Dy pacientë janë të moshës femër një e moshës 72 e tjetra 71, ndërsa një mashkull është i moshës 79 vjeç’’, shton ai.

Tutje ai tregon se përkundër që pacientët kanë sëmundje shoqëruese, mjekët po bëjnë të pamundurën që të kalojë kjo gjendje dhe pacientët të shërohen.