I ftuari i radhës nga Specialja

Ftesat e Gjykatës Speciale janë shpeshtuar shumë. Ato po vazhdojnë të vijnë njëra pas tjetrës, shkruan Fokusi.info.

I ftuari i radhës është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Basha.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes rrjetit social “Facebook”.

Ja statusi i tij:

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si gjdo luftëtar i drejt i UÇK’s.”